historia e Shqiperise

  Kthehu mbrapa (ne faqen kryesore)Shqiptaret i perkasin njerit prej kombeve me te vjeter te Evropes. Nga 1250 B.C. deri ne 168 B.C., Shqiperia eshte banuar nga 14 konfederata te fiseve Pellazge, te udhehequr nga Mbreter qe e shikonin para-ardhjen e tyre nga Akili. Ketu eshte nje rishikim i shkurter i rruges komplekse te Historise Shqiptare qe nga kohet e hershme e deri ne mes te shekullit te 19te.

Mbreteria e Ilireve e arriti zenitin e saj ne shekullin e 4te B.C., nen mbreterine e Bardhylit (Ylli i Bardhe). Me vone mbreteria e tij u mund dhe u aneksua nga Filipi i II-te, babai i Aleksandrit te Madh, ne 358 B.C. Pas vdekjes se Aleksandrit te Madh, Iliret u cuan kunder Maqedonasve dhe Grekeve. Ne 312 B.C. Mbreti Ilir Glaus deboi kolonizatoret Greke nga ishujt e Korfuzit dhe nga Epidamnus (apo Durrachion, apo Durazzi, apo Dyrrahium, apo Durres).

Gjate dy lufterave Ilire te 229 dhe 219-tes B.C., Romaket munden te aneksonin pjesen me te madhe te Ballkanit Perendimor. Megjithe kete Mbreteria Ilire mbijetoi deri me 180 B.C. kur Dalmatet e deklaruan vetveten e tyre te pavarur dhe krijuan republiken e tyre te pavarur, e cila u pushtua nga Perandori Augustus ne 9 A.D., ne te njejtin vit ne te cilin legjionet Romane ne Gjermani u thyen nga Herman Saksoni.

Ne 171 B.C. Mbreti i fundit Ilir, Genti u zu rob ne rrethinat e Skutarit (Shkodres) dhe u dergua si rob ne Rome. Mbreteria e tij u nda ndermjet tre provincave Romane te Dalmacise, Maqedonise dhe Epirit. Gjate historise se Romes, pese Perandore Roman – Diocletiani, Klaudiusi i II, Aureliani, Probus dhe Konstandi i I kishin origjine Ilire.

Shqiptaret e hershem te mesjetes dolen nga kaosi i shkaterrimit te Perandorise Perendimore Romane si pasardhes te fiseve te Dardaneve dhe Feoneve, te cilet jetuan ne Ilirine e siperme dhe ne Trake deri ne kohet e pushtimeve massive te Goteve Gjerman, qe morren pjese ne trojet Shqiptare gjate shekullit te katert A.D.. Ne fund te shekullit te gjashte, Trako – Iliret u c’vendosen nga dyndjet e Avareve, Anteve dhe fiseve Bullgare Turko-Ugrike te sllavizuarva.

Vendi i fundit ku Iliret gjeten strehim ne keto dyndje barbare ishin Malet e Epirit, Thesalise, Maqedonise Perendimore dhe Dalmacise. Ne 535, ushtrite e Perandorit Bizantin Justinian e pushtuan Ilirine dhe Moesine dhe debuan Gotet, Lombardet dhe Gepidet nga trojet Ilire. Por 100 vite me vone, Perandori Heracliu i II-te ftoi fiset gjysem te egra te “Sorbianeve” (Srbi, Serbet) dhe “Khrobates” (Hrvati, Kroatet) nga Kiskarpathia, te cilet te udhehequr nga lideret e tyre pushtuan territoret e Silezise se sotme dhe te Polonise Jugore, vende te braktisur nga Vandalet Gjerman dhe Ostragotet. Perandori Bizantin i vendosi ata (sllavet) ne Ballkanin Perendimor si mbrojtes te Konstandinopojes nga Avaret.[i]

Pas kesaj, Serbet, Kroatet dhe fise te tjera Sllave, shume shpejt dynden Moesine, Traken, Maqedonine dhe Greqine, biles sulmuan edhe Kreten. Megjithate Bizantinet i nenshtruan ata. Por Bullgaret (Bolgars, Volgars), nje rrace me origjine nga Turqit Altaik dhe rraces Urgike te bashkekohesve te tyre Mordovins dhe Çuvasheve ne Rusine Veriore, i nenshtruan Serbet ne fund te shekullit te nente. Cari i tyre, Simoni i Madh (A.D. 893 – 927), i konvertuar ne Kirshterizmin Ortodoks, e zgjeroi mbreterine e tij nga malet Karpate e deri ne detin Adriatik, duke perfshire ketu Shqiperine, Kosoven, Serbine dhe Malin e Zi te sotshem.

Kjo Perandoria e re Bullgare u shkaterrua ne betejen e Kleidonit ne 1014 nga Perandori Bizantin Basili i II, i cili urdheroi masakrimin e 10.000 Bullgareve te zene rober te luftes duke i qerruar nga syte.

Kronikat Islamike te mesjetes i identifikuan te paret e Shqiptareve me fiset Arabet e Krishtere te cilat emigruan ne zemer te Bizantit pas Islamizimit te hershem te Sirise, Palestines, Jordanise dhe Hixhazit. Shkrimtaret e hershem Arab te periudhes klasike Islame i diten mjaft mire ndarjet gjeografike te Ptolemeut te Aleksandrise, i cili fiset Ilire “Albanoi” i pershkroi si banore agresive qe jetonin ndermjet Dyrrahut-Roman e Albanopis-it. Muslimanet e shekullit te nente te Andaluzise (ne Spanjen pas-Vandalike) dhe Sicilise gjithashtu i njohen mjaft mire Sakalibet, apo Sllavet, te cilet si skllever militant dhe aleat te Avareve pushtuan pjesen Ilire te Ballkanit ne shekullin e shtate A.D.

Sllavet nomad dhe fiset e Sllavizuara Kroate sebashku me Serbet, i detyruan barinjte Shqiptar qe te braktisin vendet e tyre antike ne Arbanon, ne veri te Liqenit Oher. Kjo gje coi fiset Shqiptare qe te fortifikojne vetet e tyre ne kodrat e Ilirise Jug-Perendimore. Eshte e mundur qe disa Arab te Krishtere emigrant nga Siria te kene jetuar ne Maqedoni gjate shekullit te shtatet A.D. Ekziston mundesia qe ata tu jene bashkangjitur Shqiptareve ne kete periudhe ne ngujimet e tyre te reja ne Epir, Thesali dhe Shqiperine e siperme. Burimet Bizantine te kesaj kohe, konfirmojne se fisi i Krishterizuar Arab i Banu Ghasaneve i udhehequr nga Xhabal bin Al-Ahyan i mbiquajtur Arnaut, u largua nga Siria gjate marrjes se Sirise nga Muslimanet dhe u prit nga Perandori Kostandin II ne Maqedoni. Disa historiane spekullojne se Perandori Nikoforus i I qe komandoi Kostandinopojen ndermjet A.D. 802 dhe 811, ishte vete pasardhes i Xhabalit, i fundit i fisit te Ghasanideve.

Gjate periudhes se Khalifit te famshem Abasid, Harun al-Rashid ne Bagdad, edhe shkollaret me serioz Arab besonin se Arnautet e Shqiperise ishin Arabet Ghasanid nga Siria apo Berbere nga Afrika Veriore, te cilet “te verbuar nga xhahilieti para-Islamik” u kthyen ne krishtere. Ata kaluan detin Mesdhe dhe u vendosen ne token e Romaneve.[ii]

Pas renies se shtetit Islamik te Sicilise, shume Musliman Arab dhe Berber rrefugjate te luftes, kaluan detin e ngushte te Adriatikut dhe gjeten strehim ne Shqiperi via Raguzes (Dubrovnikut). Sa eshte numri i te shpetuarve nga masakra religjioze kunder Muslimaneve te shperngulur nga qyteti Pulian i Luceres (A.D. 1300) te cilet shpetuan nga shpata Krishtere dhe gjeten strehim ne kodrat e Shqiperise eshte nje subjekt i hapur ndaj debatit historik.[iii]

Padyshim se disa mbijetues Musliman nga “safe heaven-i” (qielli i sigurt) mesjetar i Luceres arriten te vendosen dhe streohen ne republiken e pavarur te Raguzes, e cila ne te kaluaren kishte patur marredhenie mjaft te mira tregtare me Siciline Islamike. Nese gjenerata e trete e ketyre rrefugjateve Muslimane nga Sicilia dhe Pulia mbijetuan si Musliman apo si Kripto-Musliman ne Malet Shqiptare, sigurisht qe ata do te kene qene ndermjet atyre njerezve qe ne menyre entuziaste mirepriten trupat Turke te udhehequra nga Jakut Pasha dhe nga Hoxha Firouz, ne kryeqytetin Shqiptar te Krujes (Aksa Hicar) ne 1396.

Shqiperia e vjeter e Madhe e mesjetes u ka pat ndare ne dy grupe linguistike kryesore: Geget dhe Tosket. Emri i te pareve i shkon Shqiptareve te Veriut te Shqiperise dhe i dyti Jugoreve. Geget jane malesore qe jetojne ne zonat e Shkodres, ne Kosove, gjithashtu ne Diber, dhe ne qytetin e Maqedonise ne Uskub (Shkup). Ata ndoshta jane, pasardhes te fiseve Ilire te Penestit dhe Linkesti.

Disa nga fiset Gege, si Miredita, Grudi, Kelmendi dhe Kastrati qendruan katolike nominal. Megjithate shumica e Gegeve gradualisht pranuan Islamin ne shekullin e 15te. Geget Musliman dhe Krishtere kane nje tradite te gjate hakmarrjesh me rituale te vjetra qe kerkojne gjak per cdo te vrare, rrembim femre apo per fyerje.

Gjakemarrja (mes Gegeve) eshte e sanksionuar nga ligji para-Islamik i Leke Dukagjinit qe quhet “Ligji i Vjeter.” Sipas ligjit te Lekes, burri Shqiptar eshte totalisht i pergjegjshem per sigurine e miqve te tij. Dhe vrasesi ne mbrojtje te nderit sipas Ligjit te Vjeter nuk mund te shihet si vrasesi qe e nis gjakesine. Gjaksori, apo vrasesi, zakonisht penalizohet duke ia vene shtepine ne zjarr.

Ne fillimin e shekullit te 20te me shume se 75% Gegeve Shqiptare ishin Sunni Musliman, dhe rreth 10% e tyre ishin ndjekes te kultit Dervishler te Bektashive.

Tosket Jugore te Shqiperise jetojne ne Janine (Epiri i Vjeter) dhe Preveze, dhe ne zonen e Permetit. Ne shekullin e 14te A.D., mercenaret Shqiptare te zoterinjeve Latin ne Greqi emigruan ne Epir dhe infiltruan ne Thesali, More dhe ne shume ishuj te Egjeut, ku ata u vendosen dhe stabilizuan kolonite e tyre.

Keto koloni Shqiptaresh mjaft te Helenizuar kishin privilegje speciale nga Turqit. Megjithate shume prej tyre migruan ne Pulia, Kalabri dhe Sicili, ku ata iu bashkuan katolikeve te ashper Arberesh, te cilet u larguan nga Shqiperia e Mesme pas renies se rrebelimit te Skenderbeut.[iv]

Shumica e Toskeve, u konvertuan ne Islam heret ne shekullin e 15te. Megjithate shume prej tyre e pranuan Islamin shume kohe perpara pushtimit Turk te Shqiperise se poshtme. Ne Evropen e Krishtere Mesjetare, nderrimi i fese nuk ishte ndonje problem i madh teologjik per shumicen e njerezve te thjeshte, te cilet nuk e trajtonin Islamin dhe Krishterizmin si dy religjione te kunderta ne doktrina. Per masat e Krishterizuara te Evropes, Islami dhe Krishterizmi, ashtu si Ortodoksia dhe Katolicizmi, apo me vone Katolicizmi dhe Protestanizmi, ishin me shume dy sisteme te ndryshme te riteve religjioze. Per me teper popullariteti i para-Manikean dhe “herezive” semi-te Krishtera te cilat linden dhe rrezatuan ne Ballkan inspiruan shume heretike influencal ne Perendim. Katharet [paraardhes te Albigensianeve-ed] dhe Paterenset ishin mjaft te perhapur ne tokat Mesdhetare ndermjet Pireneve dhe Maleve Rodope. Eshte mjaft veshtire qe te besosh se Shqiperia nuk eshte prekur nga keto levizje religjioze. Por ne mundet qe te spekullojme vetem per ekzisten e Bogumileve (Theofilet) dhe Babuneve ne Shqiperi. Ndoshta disa Shqiptare u ndikuan nga disidentet Ballkanik Kishtare te cilet nuk e pranuan autoritetin e Peshkopeve Katolik dhe te Patriarkeve Ortodoks. Malet e Shqiperise ishin nje vend ideal per strehimin e te Krishtereve disidente te denuar nga inkuizitoret e Papes qe i denon ne zjarr. Urdheri shpirteror Franceskan dhe ndjekesit e Joakimit te Flores nga Kalabria-te pabidnur ndaj Papes Xhon XXII-ndertuan komunat e tyre ne malet e Shqiperise. Malet e Shqiperise ishin nje vend ideale per mistiket Krishtere te koherave te hershme.

Perhapja gjeografike e dy kishave antagoniste (Kishes Ortodokse dhe Katolike) ka lene rrenje te thella ne historine e lashte te Shqiperise. Sipas tekstit te Testamentit te Ri (Romanet 15:19), Shen Pali fene e re Krishtere te cilen ai e formoi e predikoi ne Durrachium (Durres). Qytetet e Shkodres (Scodra), Vlores (Aulon, Avlona), dhe Prevezes (Nicopolis) u kthyen ne dioqeza te Peshkopeve Ilire. Por Iliret ne pergjithesi ishin mjaft armiqesor ndaj Krishterimit, dhe Perandoret me origjine Dalmate Decius dhe Dioceletan i persekutuan pameshire ndjekesit e Palit. Ne vitin 311 A.D., “emri Krishterim u zhduk” nga Epiri dhe Dalmacia.

Megjithate, pas deklarimit te Krishterimit si fe shteterore te Romaneve nga Kostandini, Peshkopet Katolik ndertuan kishat e tyre ne Praevlis (Shqiperine e siperme) dhe Maqedoni. Ishte Shen Jeromi (Hieronumus) nga qyteti Dalmat i Stridonit, ai qe perktheu ne Latinisht, shkrimin e Krishtere nga shkrimet Greke.

Ne shekullin e 9te, pas pushtimeve shkaterruese nga Avaret dhe Sllavet, Shqiperia u pushtua nga Bullgaret turq, te cilet ishin Sllavizuar dhe Krishterizuar ne 865. Khani i tyre, Samueli, e pushtoi Shqiperine 26 here, por ne 1018, Perandori Vasilis II, “Bullgar Vrasesi”, i mundi ata dhe e rivitalizoi pushtetin Bizantin mbi Ballkan. Nen pushtimin Bullgar, Shqiptaret katolike u konfuzuan nga lufta teologjike ndermjet Papes, Nikolles se I, dhe Patriarkut Fotius. Kur devijimi Lindor me ne fund e ndau Krishterimin ne kishat Greke dhe Romane (1054), Krishteret Shqiptare te Praevalisit u deklaruan te jene katolike, dhe kusherinjte tyre ne Epir qendruan nen autoritetin religjioz te Patriarkanes Greke.

Islami u perhape ne Evropen Jug-Lindore ne baza te pasioneve gjeniale fetare, te cilat prodhuan nje kulture vibrante dhe te fuqishme te stimuluar nga shpirti pushtues i Osmanllive.

Ne 1330-at feudalet e vegjel Franko – Bizantine te ishujve te Egjeut u kthyhen ne vasale te Emireve Turq, dhe mercenaret Katalan nga Aragona bashkepunuan ngushte me clirimtaret Musliman ne More (Peleponez).[v]

Ne fillim te shekullit te 15te kur mijera varfanjake Bizantine, detare dhe anije ndertues nga Kreta dhe Kostandinopoja (Stambolli) dezertuan ne emiratet Muslimane te Azise se Vogel, ku ata pranuan Islamin, ata te udhehequr nga detaret Turq sulmuan kolonite Veneciane.[vi] Sherbetore dhe bujkerober te shtypur Bizantine migruan ne territoret Muslimane, ne numra kaq te medhenje saqe shume territore te Thesalise dhe Trakes u depopulluan teresisht ne fundet e viteve 1340te. Shume feudale te vegjel dhe lidere feudesh, e pranuan superioritetin e Islamit pa ndonje vaksinim Teologjik. Perandori Bizantin Andronikus i III, i beri homazhe Emirit Umur te Ajdinit dhe e pranoi shtetin e tij Islam si fuqine superiore te rregjionit. Vasilius-i (Perandori-Mbreti) Bizantin qe i pagonte taksa vjetore Emirit Umur, i dha kolonizatorit Musliman ishullin e Kios si dhurate. Me vone, Emiri Umur ishte ai qe u ftua nga Perandori Andronicus III dhe Xhon Cantacuzensi qe te nderhynte ushtarakisht ne tokat e tyre vasale Krishtere, te percara ne lufte civile.[vii]

Shume nga paria Krishtere gjithashtu nuk hezitonin qe te ftonin Muslimanet Turq ne luftrat e tyre me shtetet e tjera Krishtere. Sigimonto Pandolfo Malateste (1417-1468), udheheqes i Riminit, i dergoi nje leter te shkruar nga keshilltari i tij, humanisti Roberto Valturio Sulltanit Muhamed II “Fatihut”, me nje ftese te hapur ndaj tij qe te pushtonte Romen. Ai i bashkoi letres se tij nje harte mjaft te detajuar te Italise. Ne Prill te 1486, Boccolino Guzzoni (Gazonio), qe pushtoi qytetin Papal te Osimos prane Ankones i dergoi nje leter Sultanit me propozim per koalicion kunder shtetit-kishe. Kur marinsat Muslimane nga Durresi pushtuan portin e Otrantos ne Itali, banoret katolike te Pikenos shprehen gadishmerine e tyre qe te pranonin fene dhe mbikqyrjen e “Turkut te Madh

                                                   Dalmatia and surroundings

Bosnia and Western Serbia

Countries of Europe: Photos of Towns and Landscapes of Albania

a_buna_delta.html a_shkoder_buna.html a_shkoder_mosque.html ab_albanian_rain.html ab_albanian_village.htmlb_tirana_colors.html b_tirana_ethem_bey_mosque.html b_tirana_montatori.html b_tirana_museum.html b_tirana_olives.htmlb_tirana_perspective.html b_tirana_red_house.html b_tirana_skanderbeg.html b_tirana_skanderbeg_square.html c_berat_fortress.htmlc_berat_g_citadel.html c_berat_osum_valley.html c_berat_rain.html c_fier_sky.html c_tepelen_bridge.htmld_kurveleshi.html e_gyrokaster_castle.html e_gyrokaster_houses.html e_gyrokaster_mansions.html e_gyrokaster_morning.htmle_gyrokaster_silver.html e_gyrokaster_south.html e_gyrokaster_tower.html f_blue_eye.html f_blue_eye_syri_i_kalker.htmlf_saranda.html g_butrint_bruyere.html g_butrint_plaine.html g_butrint_porte_lion.html g_butrint_station.htmlg_butrint_theatre.html g_butrint_triangle_tower.html g_butrint_w_ali_pacha.html g_butrint_wetland.html g_saranda_countryside.htmlga_butrint_tour.html

                 
Histori e Hershme – Pellazge, Ilire dhe Epirote

Mbas vdekjes se Aleksandrit te Madh ne shekullin e katert para eres sone, 
Mbreteria e epirit filloi te rritej. Epiri perbehej kryesisht prej fisit Ilir 
te quajtur Molossi. Molosset ishin nje fis i fuqishem i cili kishte marre 
pjese edhe ne luften e peloponezit. Molosset ju bashkuan mbreterise Ilire, 
kunder dy aleancave Greke, te ashtuquajtura aleanca Achean, dhe aleanca 
Aetolian. Ne kete Kohe Greket po zhvillonin luftera per therrime nga 
perandoria e rrenuar e Aleksandrit. Heredoti, historiani me i besueshem Grek 
njofton se “Epiri eshte i banuar nga popuj jo-greke te cilet flasin nje gjuhe 
Barbare”
. Ai shton se keta popuj ne nje kohe te lashte quheshin Pellazge 
(domethene me te hershem se toka). Keta pellazge njofton Heredoti si edhe 
Thucididi, jane ata te cilet shpiken panteonin e perendive, te cilin greket e 
adoptuan me vone. Eshte e qarte se Zeusi Aferdita, Ethina, Thetis Ari etj nuk 
mund te jene perendi greke pasi keto fjale nuk kane asnje kuptim ne greqisht, 
por ne nje gjuhe tjeter, gjuhen shqipe. Ne nje kohe te lashte pellazget kane 
banuar ne Athine si edhe ne gjithe territorin e Greqise pervec ishujve. Ata 
gjithashtu kane ndertuar murin perreth Akropolis ne Athine sepse pellazget 
njiheshin si muratore te shkelqyer, nen pagen e qeverise athinase, e cila me 
vone rrefuzoi pagese dhe i ndoqi Pellazget nga territori i saj. Sic dihet ne 
mitologjine shqiptare, gojedhana te tilla si ajo e Rozafes, dhe Argjiros 
tregojne se ndertimet e keshtjellave si edhe flijimet berbejne nje pjese te 
konsiderueshme e kultures shqiptare. Ky fakt perforcon prejardhjen e 
shqipetareve nga Pellazget te cilet ishin nje nga popujt me te hershem Arjan 
ne Ballkan. Pellazget kane qene nje fis ose grup fisesh Ilire, te cilet 
permenden nga Homeri sebashku me fise te tjera Ilire si Dardanet, Taulantet, 
Enkelejdet etj, te cilet luftuan kunder Akejve ne luften e Trojes si aleate 
te mbretit Priamit dhe Hektorit ne mbrojtje te Trojes.Greket krijuan koloni 
ne territoriet e mbreterive Ilire dhe Epirote sidomos ne ishullin e Kelqyres 
si edhe ne Apollini dhe Dyrrachium (Durres). Keto Koloni u formuan 
vecanerisht per arsye tregetie. Iliret nuk kundershtuan krijimin e ketyre 
kolonive per dy arsye; Se pari sepse i jepte atyre mundesine te tregetonin 
me vende te ndryshme sidomos per blerje parzmoresh shpatash etj, te cilat 
prodhoheshin ne greqi vecanerisht per shije Ilire te dekoruara me figura 
gjeometrike, te cilat ishin te modes ne Iliri, dhe se dyti sepse iliret nuk e 
kishin tradite tregetine si zanat te trasheguar, por preferonin lufte dhe 
plackitje, pasi Iliret kane pasur nje tradite luftarake.
Kur Mbreti Pirro (Pyrrhus) lindi ne familjen mbreterore Epirotase, ai u 
urzupua nga nje feud familiar i cili e perndoqi Pirron nga mbreteria 
Epirotase. Pirroja u detyrua te gjente mbrojtje ne mbreterine mike te 
Taulanteve te cilet ne ate kohe zoteronin territoret e Shqiperise qendrore 
perreth Durresit. Mbasi arriti nje moshe te pjekur, Pirroja i mbeshtetur nga 
nje force Taulante pushtoi Epirin dhe perndoqi urzupuesit e tij. Me pas Pirro 
vijoi te perforconte pushtetin me lidhje martese. Ai u martua me Brikenen. 
Brikena, ishte e bija e mbretit te fuqishem Dardan Bardhyli. Gjithashtu Pirro 
perforecoi aleancen e tij me fisin e Taulanteve. Mbas ketyre veprimeve, Pirro 
aneksoi territoret Ilire ne veri deri ne Shkoder (Scodra), si edhe ne lindje 
duke pervetesuar territore ne Maqedoni dhe jug duke pushtuar Greqine Veriore. 
Vemendja e Pirros me vone u kthye nga perendimi, dhe vecanerisht nga 
republika e re e Romes, e cila sapo kishte filluar te zgjerohej. Pirroja 
kaperceu detin dhe luftoi dy beteja te rrepta me Romaket te cilat i fitoi por 
me humbje te medha. Fatkeqesisht duke marshuar ne nje qytet te pushtuar nje 
grua hodhi nje vazo lulesh nga nje vend i larte, e cila e goditi Pirron ne 
koke dhe e la te vdekur.
Vdekja e Pirros ishte nje fatkeqesi e paimagjinueshme per boten Ilire. Ai 
u varros me madheshti si nje hero i Epirit dhe si nje Aleksander i dyte. 
Menjehere pas vdekjes se tij Perandoria epirotase u shemb. Shume Greke, 
perpiqen ta helenizojne figuren e Pirros, por kjo genjeshter eshte e kote 
sepse ai kurre nuk ju bashkua ceshtjes greke, por gjithmone luftoi kunder 
tyre duke pushtuar Greqine. 
Mbas Vdekjes se Pirros, Nje force e re u shfaq ne veri te Epirit. kesaj 
rradhe ishte mbreti Ilir Agron i cili ngriti flamurin mbi kryeqytetin e 
mbreterise se vet Shkodres. Agroni e deklaroi mbreterine e vet dhe shfaqi 
deshiren per te vazhduar rrugen e Pirros. Mbasi perforcoi lidhjen me 
Dardanet, Agroni e ktheu vemendjen drejt jugut. Ai aneksoi territoret e 
Molosseve te cilet i kerkuan ndihme Agronit kundrejt aleancave Greke te cilat 
u perpoqen te perfitonin nga vdekja e Pirros per te pushtuar territor ne 
Epir. Agroni dergoi floten e vet e cila zmbrapsi dhe shkaterroi forcat greke. 
Suksesi i arritur ne Epir i dha Agronit zemer per te zhvilluar pushtimet ne 
Greqi. Mbas disa fitoresh te shpejta te Flotes, Agroni dergoi ushtrine 
tokesore nen komanden e Skerdilaidit e cila mposhti keqazi forcen me te madhe 
Greke te derguar kundrejt tyre. Mbas kesaj fitore Greket filluan ti 
trembeshin jo vetem humbjes se kolonive te tyre si ato te Apollonise dhe 
Durresit te cilat ishin tashme ne duart e Ilireve, por gjithashtu humbjen 
perfundimtare te Greqise. Ata derguan nje seri ankesash drejtuar senatit 
Romak, duke u ankuar se Iliret po kercenonin tregtine Greko-Romake, mirepo 
Romaket nuk shfaqen interes per fatin e Greqise pasi ishin te zene me luftrat 
e tyre Kunder Kartagjenes. 
Nderkohe lajmi i fitores se madhe arriti Agronin i cili u gezua aq shume 
sa shtroi nje banket te madh ne te cilin piu aq shume vere sa mbas tri ditesh 
vdiq. Vdekja e mbretit Agron ishte humbja e dyte e njembasnjeshme mbas 
vdekjes se Pirros e cila edhe njehere paralizoi fuqizimin e rrufeshem te 
Ilireve. Por kjo humbje ishte me e madhe se sa ajo e Pirros pasi Agroni nuk 
kishte asnje mashkull i cili mund te merrte frenat e mbreterise. Pushteti i 
kaloi automatikisht gruas se tij, mbretereshes Teuta. 
Fitoret e njembasnjeshme te ushtrise Ilire vazhduan ne greqi nen 
Mbretereshen Teuta e emertuar mbreteresha e detrave. Flota Ilire paralizoi 
cdo levizje te cdo force qe perpiqej te kalonte adriatikun, tregetia 
greko-Romake filloi te paralizohej. Ne keto rrethana Romaket, te cilet ishin 
duke perfunduar kapitullimin e Kartagjenes ndjene nje detyrim te dergonin nje 
delegacion tek Mbreteresha Ilire per ti kerkuar asaj te ndalonte piraterine 
Ilire ndaj anijeve Romake. Dy konsuj u derguan ne Shkoder me detyren qe te 
transferonin kete mesazh. Por Teuta u tregua nje diplomate e pa-zote per te 
shmangur nje konflikt me Romen e cila ishte gjithashtu nje force ne rritje 
duke u fuqizuar cdo dite e me teper. Qendrimi i matur i mbreterve te 
meparshem Ilire te cilet preferuan nje Aleance me Romen, nuk u mor parasysh 
nga Teuta, e cila ishte e fryre nga fitoret e njepasnjeshme, fitore te cilat 
ishin merita e mbretit te vdekur Agron. Por Agroni nuk mund te ngrihej nga 
varri per te kerkuar llogari. Konsujt Romake kerkuan prej Teutes vetem qe ajo 
te ndalonte piraterine Ilire ndaj anijeve Romake. Kjo ne cdo rrethane ishte 
nje kerkese e arsyeshme. Teuta pa fshehuar ironine u pergjigj se ajo do te 
bente cmos te ndalonte floten perandorake qe te plackiste anijet romake, por 
ajo nuk kishte mundesi qe ti jepte fund tradites pirate te Ilireve. Kjo 
pergjigje shkaktoi nje nervozizem nga ana e romakeve te cilet premtuan se 
Mbretet Ilire do te mesonin qe te permiresonin mardhenjet me shtetasit e 
tyre. Mbas kesaj pergjigje Teuta dhe obortaret e saj fyen dhe nxorren jashte 
konsujt Romake. Ky gabim fatal diplomatik i Tutes u perforcua nga dergimi i 
saj i dy anijeve te cilat interceptuan anijet e konsujve Romake duke i mbytur 
ato dhe duke vrare te gjithe romaket. Mbas ketij veprimi Senati Romak 
unanimisht deklaroi lufte kundrejt Perandorise Ilire.
Megjitheqe deri ketu sjellja e Teutes mund te admirohej disi duke u 
cilesuar si nje shprehje krenarie, sjellja e saj e mepasme nuk mund te 
vleresohet ne asnje pikepamje. Mbasi Roma dergoi floten e saj drejt e ne 
Durres, Teuta nuk morri asnje mase per tu pregatitur dhe per te perballuar 
sulmin Romak. Perkundrazi, sapo mesoi per ardhjen e Romakeve, ajo menjehere 
braktisi Shkodren dhe u fsheh ne mbreterine fqinje Dardane sebashku me motren 
e saj Triteuta. 
Romaket arriten nje fitore te lehte. Natyrisht kur ushtria mesoi per 
arratisjen e Teutes, ata u diskrajuan dhe u shperndane duke i lene legjioneve 
romake nje porte te hapur per pushtimin e Ilirise. Romaket nuk depertuan ne 
Iliri, por vetem moren nen kontroll portet e Durresit dhe Apollonise. Mirepo 
bisha romake tashme kish marre ere fitimit qe mund ti sillte pushtimi i 
Ilirise vecanerisht kur ky pushtim doli kaq i thjeshte. Me vone Romaket do te 
ktheheshin ne Iliri kesaj rradhe per ta pushtuar krejt mbreterine ilire. Nen 
komanden e nje mbreti renegat Maqedonas te quajtur Dhimiter Iliret do ti 
kunderviheshin Romes perseri, kesaj rradhe te pergatitur. Por mediokriteti i 
ketij komandanti nuk mund te krahesohej me mbretet fatkeqe Ilire Agron dhe 
Pirro. Mbas nje lufte te gjate romaket pushtuan Mbreterine Ilire duke marre 
Shkodren. Por ata u gabuan rrende kur menduan se Iliret do te pushtoheshin 
kollaj, Qendresa do te vazhdonte deri ne shekullin e IX Pas Eres se Re. 
Nen komanden e rebelit Bato, Peonet, fisi me luftarak ilir i cili banonte ne 
territorin e sotshem te Malit te Zi, do ta conin Romen ne buze te 
shkaterrimit.